Protestuesit dynden drejt parlamentit me synimin për ta djegur
Sot mijëra studentë, nxënës të shkollave dhe protestues të tjerë po turren drejt parlamentit (afër xhamisë së madhe të Tiranës) me synimin, siç shkruajnë në rrjetet sociale, për ta djegur. Ndërkohë deputetët e PS që ishin futur në sallën e Kuvendit kanë ikur me vrap sapo kanë marrë sms nga Taulant Balla. Forca të shumta policore kanë rrethuar kryeministrinë dhe parlamentin. Makina me gaz e ujëhedhës janë pas kryeministrisë dhe parlamentit. Por duket se sot do ketë shumë njerëz pasi rrugët kryesore të Tiranës po bllokohen nga qindra e qindra studentë dhe nxënës. Akoma nuk dihet nëse policia do përdorë forcën për të ruajtur parlamentin, sepse braktisi ministrinë e financave, të arsimit dhe drejtësisë duke i lenë nën pushtetin e flakëve.
Burimi:
kohajone.com