Protestuesit djegin koshat e mbeturinave në mes të rrugës së Elbasanit, bllokojnë qarkullimin

Protestuesit djegin koshat e mbeturinave në mes të rrugës së Elbasanit, bllokojnë qarkullimin

Aktualitet E Enjte, 15 Tetor 2026 09:55 Protestuesit marshuan në rrugën e Elbasanit duke bllokuar qarkullimin për pak kohë në njërin kah. Disa protestues shkulën tabelat e sinjalistikës rrugore dhe dogjën koshat në mes të rrugës. Ata u ndalën edhe te shkolla e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” dhe bënë thirrje për bojkot mësimi.