Protestuesi qëllohet nga afër me plumb gome – transportohet me plagë 5 cm në spital
Një ngjarje shokuese ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte gjatë protestës studentore, teksa policia ka qëlluar nga afër një person me plumb gome. Si pasojë e goditjes së afërt nga plumbi i gomës, ai ka marrë një plagë në trup, në zonën abdominale. Për shkak të gjendjes së tij, është dashur ndërhyrja e ekipit të emergjencës, i cili e ka trasnportuar në spital për trajtim më të specializuar. Për shkak të të shtënës së afërt, burrit i është hapur një plagë rreth 5 cm, ndërsa ende nuk dihet nëse i ka prekur ndonjë organ jetësor. Policia vijon të ushtrojë terrorin e saj rrugëve të Tiranës, teksa përpiqet të dhunojë e arrestojë protestuesit, të cilët janë shpërndarë si pasojë e gazit masiv lotsjellës, boteve të...
Burimi:
syri.net