Protestuesi: Kjo Kryeministri është bosh, Rama eja në shesh

Protestuesi: Kjo Kryeministri është bosh, Rama eja në shesh

Në ditën e 13-të të protestës para Kryeministrisë, një prej protestuesve akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit për dhunën e pretenduar ndaj demonstruesve, duke kërkuar dorëheqje dhe përgjegjësi ligjore. “Nuk janë policë shteti, por pushteti. Janë shkelës të ligjit, nga Hita te Demo, që duhet të japin dorëheqjen”, deklaroi ai, ndërsa kritikoi edhe AMP-në për mungesën e masave ndaj efektivëve të përfshirë në incidente. Protestuesi i bëri thirrje Presidentit Bajram Begaj të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës politike dhe kërkoi kthimin te qytetarët të pasurive që, sipas tij, janë përfituar në mënyrë të paligjshme. “Pasuria e politikanëve t’u shkojë shqiptarëve, sepse na kanë vjedhur”, u shpreh ai. Ai kërkoi që efektivët e akuzuar për dhunë të dalin para drejtësisë dhe iu...