Protestuesi i plagosur shoqërohet në Komisariat, Policia nuk e dërgon në spital
Të tjera situata aspak normale vijojnë të raportohen nga protesta e të rinjve në sheshin para Kryeministrisë, aty ku policia vijon të sillet në mënyrë brutale ndaj protestuesve. Një i ri, i cili ishte i plagosur u arrestua nga policia dhe u shoqëruar për në Komisariatin më të afërt pavarësisht se nuk ishte në gjendje nga ana shëndetësore, pasi ishte i plagosur ne kembe. Pavaraësisht thirrjeve të një qytetareje që po i qëndronte pranë dhe që informoi efektivët se i riu ishte i plagosur, efektivët jashtë çdo standardi dhe sjelljeje profesionale nxituan që ta prangosin dhe ta shoqëronin në Polici.
Burimi:
syri.net