Protestuesi 19-vjeçar theu këmbën, Policia e Shtetit: Pezullohen 4 efektivët dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1, AMP po heton dinamikën!
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, pas publikimit të një videoje ku shfaqet një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga efektivët pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital. Përmes një reagimi zyrtar, Policia bëri të ditur se ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e trajtimit të të riut nga punonjësit e saj. Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm për të analizuar veprimet e punonjësve të Policisë nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe për të verifikuar zbatimin e procedurave standarde të punës. Sipas Policisë, çdo punonjës që rezulton se ka shkelur procedurat ose ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi. Reagim i...
Burimi:
javanews.al