Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Protestë kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Klos, banorët futen me forcë në bashki
Dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç janë mbledhur para Bashkisë së Klosit, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve. Fillimisht protesta u shoqërua me tensione, ku banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por u përballën me bllokimin e hyrjes nga Policia Bashkiake. Por situata u përshkallëzua pasi banorët u futen forcërisht në ambientet e Bashkisë Klos, ku më pas është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën. Pas insistimit të banorëve kryebashkiakja Valbona Kola bëri një takim me banorët e fshatrave të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it. Kryetarja...