Protestë jashtë, debate brenda Kuvendit! ‘Shkrihen’ 15 bashki, 6 qytete të reja, HARTA e re ‘ndez’ vendin

Protestë jashtë, debate brenda Kuvendit! ‘Shkrihen’ 15 bashki, 6 qytete të reja, HARTA e re ‘ndez’ vendin

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Protestë, tensione, përplasje me Policinë, debate mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend...kjo është panorama e zhvillimeve të fundit në vend, ku shkak është bërë projektligji i Partisë Socialiste mbi Reformën Administrativo-Territoriale.  Reforma e re pritet të miratohet në seancën e sotme plenare, për të cilën duhen 84 vota. Por si ndryshon harta e re e Shqipërisë. Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, nuk do të jenë më bashki më vete, dhe nga 61 bashki në vend, numri ulet automatikisht në 46. Sipas propozimit këto bashki do të 'shkrihen': -Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë-Klos + Mat → Bashkia Mat-Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë-Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat-Patos + Fier →...