Protestat ‘ziejnë’ Tiranën, Elisa Spiropali letër Ramës: Dil përballë qytetarëve dhe jep zgjidhje politike

Protestat ‘ziejnë’ Tiranën, Elisa Spiropali letër Ramës: Dil përballë qytetarëve dhe jep zgjidhje politike

edi rama-elisa spiropali TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve, e cila vijon prej katër ditësh në Tiranë. Përmes një letre publike dhe të drejtëpërdrejë drejtuar kryeministrit Edi Rama, Spiropali i kërkon që t'i japë një zgjidhje politike situatës.  Në letër, Spiropali i bën thirrje që të reflektojë mbi zemërimin qytetar. Spiropali thekson se 82 mandatet parlamentare nuk janë një mandat për të mos dhënë llogari, por një përgjegjësi për të qeverisur edhe ata qytetarë që nuk e kanë votuar shumicën. Sipas Spiropalit, zgjidhja e situatës kërkon dialog të drejtpërdrejtë me qytetarët, përgjegjësi politike dhe vendime konkrete. "Jep zgjidhje politike. Pa tabu, pa kufij dhe pa frikë. Dil përballë qytetarëve. Mos u fshih pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve. Prano se...