“Protestat të jenë paqësore”, Brukseli dënon dhunën: Vendi po shënon përparim të rëndësishëm drejt BE

“Protestat të jenë paqësore”, Brukseli dënon dhunën: Vendi po shënon përparim të rëndësishëm drejt BE

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, duke dënuar ashpër aktet e dhunës, zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Në deklaratën e tij, Komisioni Europian thekson se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, ndërsa kërkon që personat përgjegjës të përballen me drejtësinë, duke respektuar procesin e rregullt ligjor. “Dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvënien, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda kuadrit ligjor dhe të jetë proporcional”, thuhet në deklaratë. Brukseli nënvizon njëkohësisht se liria e tubimit dhe...