Protestat studentore, ministri Demo tregon bilancin: 347 të lënduar, 7 efektivë nën hetim
347 persona është bilanci i të lënduarve nga protestat studentore të dy javëve të fundit. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo tha se nga këta, 107 janë protestues, ndërsa 39 kalimtarë e mes tyre gazetarë. Në rastet e tejkalimit të proporionalitetit të dhunës, ai thekson se Policia e Shtetit ka marrë masat dhe ka vënë nën hetim 7 punonjës. ”Javët e fundit kanë qenë dhumë sfiduese për policinë e shtetit dhe një bilanc negativ për të lënduar. 347 janë të lënduar dhe në fillim unë nuk do të doja të bëja diferencim mes punonjësve të Policisë së Shtetit, protestuesve apo kalimtarëve. 107 protestues të lënduar, 39 kalimtarë të lënduar, përfshirë edhe gazetarë. Këto shifra janë një kambanë alarmi sa i përket nivelit të dhunës dhe trajtimit...
Burimi:
kohajone.com