Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor universitar nga Novi Sadi, është figura që doli në krye të Listës së Studentëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi. Sipas projeksioneve paraprake, kjo forcë politike ka lënë pas listën e presidentit Aleksandër Vuçiç, duke shënuar një moment të rëndësishëm për lëvizjen studentore. Pas muajsh protestash dhe kërkesash për llogaridhënie institucionale, studentët serbë e çuan mobilizimin e tyre nga rrugët në garën parlamentare. Në krye të kësaj nisme qëndroi Ilija Srdanoviç, një emër i njohur në fushën e mjekësisë, i cili u përfshi në zhvillimet politike përmes protestave kundër korrupsionit. Lista e Studentëve siguroi rreth 52 për qind të votave, që përkthehen në afërsisht 138 mandate në parlamentin me 250 vende. Presidenti Aleksandër Vuçiç pranoi se lista e tij...