Protestat në vend, PD thirrje Ramës: Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në vendimmarrjen e Gjykatës së Tiranës lidhur me masat e sigurisë ndaj studentëve protestues. “Në Gjykatën e Tiranës sot u konsumua goditja e radhës me urdhër të Ramës”, deklaroi Këlliçi, duke kundërshtuar vendimet e gjykatës për gjashtë masa “arrest shtëpie” dhe 11 masa “detyrim paraqitjeje” ndaj të rinjve të ndaluar gjatë protestave. Këlliçi ngriti akuza edhe ndaj strukturave policore, duke kërkuar ndalimin e asaj që e cilësoi dhunë ndaj studentëve protestues. “Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë, për të dhunuar në mënyrë shtazarake studentët”, u shpreh ai, duke iu drejtuar drejtuesve të policisë dhe autoriteteve shtetërore. Deklarata e plotë Të nderuar qytetarë, prej tri ditësh, në rrugët e...
Burimi:
kohajone.com