Protestat në Tiranë, zv/ministrja Ruseti paralajmëron të miturit: Përgjegjësi penale që nga mosha 14 vjeç
Anisa Ruseti TIRANË- Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje të rinjve që marrin pjesë në protestat në Tiranë të distancohen nga aktet e dhunës duke paralajmëruar se edhe të miturit mund të mbajnë përgjegjësi penale për veprimet e tyre. Zëvendësministrja e Brendshme Anisa Ruseti deklaroi se situata është nën kontroll pavarësisht incidenteve të regjistruara gjatë protestave, përfshirë edhe sulmin ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ajo u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të vijojnë bashkëpunimin me institucionet, në mënyrë që fëmijët të mos përfshihen në përplasje të dhunshme. “Ushtrimi i së drejtës për të protestuar nuk i përjashton ata nga përgjegjësia individuale për dhunën ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë, dëmtimin dhe shkatërrimin e pronës publike apo private, zjarrvënien, vjedhjen apo mbajtjen e paligjshme...
Burimi:
zeri.ai