Protestat në Tiranë, pezullohet përkohësisht transporti publik
Transporti publik në Tiranë është pezulluar përkohësisht, pas bllokimit të rrugëve dhe akseve kryesore nga protestuesit, duke paralizuar lëvizjen në disa zona të kryeqytetit. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Kostandin Foni, njofton se dëmet e shkaktuara deri më tani në flotën e transportit llogariten në rreth 2 milionë lekë. Sipas tij, situata e krijuar dhe bllokimi i akseve rrugore e kanë bërë të pamundur vijimin normal të shërbimit, ndërsa pezullimi është vendosur edhe për të mbrojtur autobusët nga dëmtime të mëtejshme. “Shërbimi do të qëndrojë i pezulluar deri në stabilizimin e situatës dhe krijimin e kushteve për qarkullim të sigurt. Pezullimi i transportit publik pritet të ndikojë te qytetarët që përdorin çdo ditë autobusët për të lëvizur drejt punës, shkollave dhe shërbimeve të...
Burimi:
gijotina.com