Protestat në Tiranë, Delegacioni i PE-së: Dënojmë përshkallëzimin, të dëgjohen kërkesat e të rinjve
foto ilustruese BRUKSEL- Situata me protestat në Shqipëri ka nxitur reagime edhe nga Brukseli. Delegacioni i Parlamentit Evropian ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën, duke dënuar dhunën ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës. Ndërkohë, Delegacioni i PE-së shpreh shqetësim edhe lidhur me raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve dhe u bën thirrje autoriteteve për vetëpërmajtje. Në deklaratë, theksohet liria e tubimi dhe shprehjes paqësore, kryesisht për të rinjtë, të cilët kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre. Delegacioni i PE-së bën thirrje për dialog kontruktiv mes palëve për të gjetur një zgjidhje kuptimplotë. Sipas deklaratës, adresimi i çdo ankese në përputhje me ligjet shqiptare dhe standartet evropiane, përbëjnë kriterin kryesore për përparimin e Shqipërisë në rrugës drejt BE-së. Deklarata e Delegacionit...
Burimi:
zeri.ai