Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë, duke kërkuar që institucionet shqiptare t’i dëgjojnë dhe t’u japin përgjigje kërkesave të tyre. Haxhiu u shpreh e shqetësuar për situatën, duke theksuar se Shqipëria është si shtëpi për qytetarët e Kosovës. Ajo bëri thirrje për ndalimin e dhunës dhe për një qasje serioze nga institucionet, qofshin ato Kuvendi, Presidenca apo Qeveria. “Ajo që po ndodh atje na shqetëson të gjithëve sepse Shqipëria për ne është shtëpi. Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Presidenca ose Qeveria, e ka për obligim të trajtojë kërkesat e studentëve. A janë ato që kanë dalë...