Protestat në Francë, reagon Macron: Do mbajnë përgjegjësi ata që donin të tradhëtonin Republikën
Macron u zotua t’i mbajë përgjegjës protestuesit pas skenave të dhunshme të plaçkitjeve dhe trazirave në të gjithë Francën, me trazirat që thellojnë tensionet politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do t’i mbajë përgjegjës ata që “kërkuan të rrëzonin Republikën” pasi protestat u shndërruan në plaçkitje dhe trazira në qytetet kryesore të shtunën, duke thelluar krizën politike të vendit. Në një fjalim televiziv të dielën, Macron tha se “asgjë nuk i justifikonte” skenat e trazirave në të gjithë Francën, ku një bashki historike në Limoges u përfshi nga flakët. “Ata që plaçkitën do të duhet të paguajnë për dëmin, dhe ata që kërkuan të rrëzonin Republikën do të mbahen përgjegjës”, tha Presidenti francez. Macron pranoi zhgënjimin...
Burimi:
javanews.al