Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me valën e protestave që kanë përfshirë disa vende të Evropës. Në reagimin e tij, Berset përmend edhe Shqipërinë, duke u ndalur te shkaqet e pakënaqësive shoqërore, por edhe te ngjarjet e dhunshme që kanë shoqëruar disa prej këtyre tubimeve. “Nga Parisi në Milano, nga Brukseli në Tiranë, protestat në Evropë janë bërë virale. Pabarazi. Arsim. Strehim. Pa perspektiva. Një ndjenjë e të mos dëgjuarit. Dhe mes protestave paqësore, pati dhunë. Ndërtesa publike u sulmuan. Dyqane u plaçkitën. Njerëz të plagosur nga të gjitha anët. Së pari, u dhemb atyre që marshuan paqësisht. Mesazhi i tyre humbet. Zemërimi i tyre u përket atyre. Nuk duhet të...
Burimi:
javanews.al