Protestat/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e dhunës: 21 persona të plagosur në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë! Mes tyre 9 policë dhe 6 të mitur

Protestat/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e dhunës: 21 persona të plagosur në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë! Mes tyre 9 policë dhe 6 të mitur

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të lënduarve gjatë protestës së djeshme. Në Tiranë morën trajtim mjekësor 21 persona, ndërsa dy prej tyre vijojnë të marrin shërbim në spital. Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 16 tetor 2026. Sipas informacionit zyrtar, në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë janë trajtuar gjithsej 25 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe të mitur. Në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë morën trajtim mjekësor 21 persona. Prej tyre, 8 ishin efektivë policie, 10 protestues, mes të cilëve 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë. Njoftimi: “Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së datës 16.10.2026 Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të...