Protestat / Komuniteti Mysliman: Paqja dhe dinjiteti njerëzor mbi çdo dallim politik!

Protestat / Komuniteti Mysliman: Paqja dhe dinjiteti njerëzor mbi çdo dallim politik!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë thirrje për ruajtjen e paqes sociale, vetëpërmbajtje dhe dialog mes palëve, në një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që po zhvillohen. Në një deklaratë, Komuniteti shpreh shqetësimin për çdo situatë që mund të cenojë sigurinë, paqen sociale dhe bashkëjetesën mes qytetarëve, ndërsa thekson se e drejta për t’u shprehur, për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore. “Ruajtja e paqes, respekti ndaj tjetrit dhe shmangia e çdo forme dhune janë përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve”, thuhet në deklaratë. Komuniteti Mysliman u bën thirrje institucioneve që t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve, ndërsa të gjitha palëve u kërkon të tregojnë vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi, duke shmangur...