Protestat, Hita: Shumë pak studentë mes të arrestuarve, mos na e merrni vetëpërmbajtjen për dobësi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i kërkoi protestuesve që të distancohen nga dhuna. Në një konferencë për mediat pas ditës së tretë të protestës, Hita tha se mes të arrestuarve ka shumë pak studentë. “Asnjë nga të ndaluarit e natës së parë nuk rezultoi student, ndërsa nga të arrestuarit e natës së dytë shumë pak rezultuan studentë”, tha Hita, përcjell A2 CNN. Ai siguroi efektivët që është në mbështetje të tyre dhe se do të paguhen për orët shtesë. “Ju kërkoj që të keni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri. Mos u provokoni”. Ai i kërkoi protestuesve që të ndalojnë dhunën ndaj punonjësve të policisë, pronës publike dhe private. “Çdo akt dhune rrezikon jetën e qytetarëve, veçanërisht të të miturve. Për këdo që...
Burimi:
javanews.al