Protestat e dhunshme/ Zv.ministrja e Brendshme thirrje prindërve: Mbani fëmijët larg përplasjeve, të miturit s’duhet të përdoren politikisht

Protestat e dhunshme/ Zv.ministrja e Brendshme thirrje prindërve: Mbani fëmijët larg përplasjeve, të miturit s’duhet të përdoren politikisht

Zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti ka bërë një deklaratë lidhur me protestat e dhunshme në vend. Ruseti deklaroi se të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet e personave që i nxisin drejt dhunës. Gjatë fjalës së saj, Ruseti u bëri thirrje prindërve që të mos i lejojnë fëmijët e tyre në incidente të dhunshme. Deklarata për mediat i zv.ministres së Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti: Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë shqiptare, u drejtohemi prindërve, kujdestarëve dhe të gjithë qytetarëve me thirrjen që fëmijët dhe adoleshentët të mbahen larg përplasjeve të dhunshme dhe situatave që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. Të miturit nuk duhet të përfshihen...