Bylykbashi-Shehajt: Përçarja e opozitës i jep oksigjen Ramës, bashkimi i saj është helm për të!

Bylykbashi-Shehajt: Përçarja e opozitës i jep oksigjen Ramës, bashkimi i saj është helm për të!

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ndaj deklaratave të Agron Shehajt për reformën zgjedhore, duke theksuar se sistemi aktual favorizon Edi Ramën dhe dëmton pluralizmin parlamentar. Bylykbashi kërkon bashkimin e opozitës për një reformë që parashikon proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, rikthimin e koalicioneve dhe ndarjen e shtetit nga partia. Ai i bëri thirrje Shehajt të mos largohet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, duke theksuar se vetëm përmes konsensusit mund të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reagimi i plotë: Në reagim ndaj ftesës së Kryetarit të PD-së për bashkëpunim të të gjitha forcave opozitare edhe për reformën zgjedhore, si dhe ndaj mbledhjes së Komisionit Parlamentar për këtë reformë, z. Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia, ka deklaruar dje se...