Protestat e dhunshme/ Thirrja e Kryepiskopit Joan: Shqipëria është e të gjithëve, të merren vendimet e duhura

Protestat e dhunshme/ Thirrja e Kryepiskopit Joan: Shqipëria është e të gjithëve, të merren vendimet e duhura

Ka nisur takimi i presidentit Bajram Begaj me krerët e komuniteteve fetare. Pasi u lexua deklarata e krerëve fetarë, Kryepiskopi Joan bëri edhe një thirrje që ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendimet e duhura për vendin. “Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe  të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t’i dëgjojë. Shqipëria është e të...