Protestat e dhunshme, kryeministri Lecornu kërkon shtetrrethim e Francës pas trazirave!
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka kërkuar vendosjen e shtetrrethimeve të pjesshme në zonat e prekura nga trazirat, pas një fundjave të shoqëruar me dhunë, zjarrvënie dhe grabitje në disa qytete të vendit. Pas një takimi urgjent me zyrtarët e lartë të qeverisë, Lecornu u kërkoi prefektëve, përfaqësuesve të qeverisë në rajone, të marrin masa të kufizuara dhe të përshtatura sipas situatës lokale. Ai theksoi se për momentin nuk është e nevojshme të vendoset shtetrrethim në të gjithë Parisin, ndërsa paralajmëroi se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme mbetet një mundësi nëse situata e kërkon. Kreu i qeverisë u shpreh se është i vendosur të rikthejë rendin publik, ndërsa dënoi grupet që kanë shfrytëzuar protestat për të kryer akte dhune dhe për të grabitur biznese. Autoritetet...
Burimi:
javanews.al