Protesta studentore vijon të shtunën, studentët mblidhen para Kryeministrisë në orën 11:00

Protesta studentore vijon të shtunën, studentët mblidhen para Kryeministrisë në orën 11:00

foto nga protesta e studenteve perpare kryeministrise TIRANË- Protesta studentore në Tiranë do të vijojë edhe këtë të shtunë më 24 tetor. Studentët kanë bërë thirrje për një tjetër tubim para Kryeministrisë ku pritet të mblidhen në orën 11:00. Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale me sloganin 'Të shtunën, të gjithë në shesh!', ndërsa vendtakimi është përcaktuar përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. Në njoftim, protesta përshkruhet si një tubim studentor popullor dhe i diasporës, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshimit dhe protestës së së shtunës. Protestat studentore kanë nisur prej 10 ditësh në Tiranë ku krahas studentëve dhe gjimnazistëve janë përfshirë edhe të rinj të tjerë. Protestuesit kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama dhe kanë kërkuar...