“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

Politologu Ermal Hasimja u shpreh i bindur që protesta nuk ka asnjë lidhje me opozitën. “Një gjë të mirë ka bërë PD-ja këto kohë, që ka mbajtur një lloj distance nga protesta. Do ishte mirë ta ruante këtë qëndrim, në mënyrë që t’i heqë mundësinë qeverisë që të bëjë ato akuzat që kjo është protestë e lidhur me opozitën. Kjo është qartazi protestë që nuk ka lidhje me opozitën dhe për ta kuptuar këtë, mjafton të dëgjosh dje edhe sot që protestuesit thërrisnin “Rama në burg, Berisha në burg”. Është normale që opozita ta mbështesë dhe të presë që të japë rezultatet që ajo do”, tha Hasimja në “Off the Record”, në A2CNN. Sipas tij, “opozita në rastin konkret është në pozicion jashtë loje”. “Opozitën...