PROTESTA/ Policia del me shkresë: Efektivët të identifikohen përmes numrit, jo kontroll telefonash në tubim

PROTESTA/ Policia del me shkresë: Efektivët të identifikohen përmes numrit, jo kontroll telefonash në tubim

  foto ilustruese TIRANË-Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë masash për respektimin e të drejtave të të miturve dhe të rinjve protestues, para gjatë dhe pas shoqërimit.  Në dokumentin drejtuar komisariateve nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7, si dhe strukturave të Policisë në Krujë, kërkohet zbatimi korrekt i detyrimeve të përcaktuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe aktet ligjore në fuqi. Shkresa kërkon identifikimin e çdo punonjësi policie gjatë detyrës, përmes numrit identifikues, si dhe identifikimi i automjeteve policore në çdo operacion. Po ashtu Policisë i ndalohet kontrolli i telefonave pa urdhër gjyqësor, ndërsa dokumenti thekson se nuk duhet të ketë asnjë kërkesë për përgjime jashtë...