Protesta/ Policia: 4 të arrestuar, 7 nën hetim dhe 12 gjoba, njëra 500 mijë lekë për protestuesin e maskuar
pamje nga protesta e te shtunes TIRANË- Katër persona janë arrestuar, ndërsa 7 janë proceduar penalisht, pas protestës së djeshme në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, këtë persona kundërshtuan, goditën me sende të forta e lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis, një send metalik shpues, mjete për të hedhur gurë dhe sfera metalike, një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera. Gjithashtum janë vendosur 12 masa administrative, njëra prej tyre 500 mijë lekë ndaj një shtetasi të maskuar, i cili sipas policisë, ka kryer veprime të dhunshme ndaj efektivëve. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike...
Burimi:
zeri.ai