“Protesta po përdoret politikisht”/ Mosbindja në Prishtinë, reagon deputeti i VV-së: Motivime që janë problematike

“Protesta po përdoret politikisht”/ Mosbindja në Prishtinë, reagon deputeti i VV-së: Motivime që janë problematike

I ftuar në një studio televizive, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj tha se protesta të tilla që janë në përkrahje të UÇK-së i mirëpresin, por protesta të tilla po përdoren për qëllime politike. Arbër Rexhaj: Protesta të tilla që janë në përkrahje të UÇK-së i mirëpresim, por protesta të tilla po përdoren për qëllime politke për të goditur qeverinë pasi kanë motivime që janë problematike në kuptim dhe në mënyrën se si po procedohen gjërat. Protesta që është thirrur për padrejtësinë e Speciales së Hagës, sigurisht që ne e mbështesim, por po vëmë re që kjo protestë të politizohet që të goditet qeveria Kurti.