Protesta para Ministrisë së Arsimit, digjen kosha plastikë dhe policia përdor gaz lotsjellës
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, duke u shoqëruar me akte dëmtimi të pronës publike dhe përplasje me Policinë e Shtetit. Disa prej protestuesve kanë djegur kosha plastikë në rrugë, ndërsa kanë shkulur edhe shufrat metalike që ndajnë korsitë e biçikletave nga pjesa tjetër e rrugës. Situata është tensionuar më tej, ndërsa policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Burimi:
javanews.al