Protesta paqësore e paradites kalon në dhunë në mesditë
Është tensionuar situata e protestës para Ministrisë së Arsimit, ku u mblodhën studentë e pedagogë të shumtë. Protesta e studentëve, të cilët sot u mbështetën edhe nga pedagogët, nisi paqësore paraditen e sotme para Universitetit Politeknik dhe më pas para Kryeministrisë. Por pas zhvendosjes te Ministria e Arsimit kanë nisur tensionet kur të rinj të maskuar filluan të gjuanin me gurë drejt godinës së Ministrisë. I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i policisë, të cilët nisën të hedhin ujë me presion drejt protestuesve. Edhe pse në katin e parë janë vendosur disa mbrojtëse hekuri, dëmtimet nga gurët janë të dukshme. Disa prej tyre janë futur edhe në oborrin e institucionit, ndërsa protesta po vijon. Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit, një pjesë e bizneseve nuk ishin...
Burimi:
kohajone.com