Protesta/ Opozita braktis Komisionet, PD dënon dhunën e Policisë, PS i rikujton “21 janarin”!
Demokratët dënuan dhunën e policisë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit duke krahasuar me atë të protestave të dhjetorit 90 që sollën rënien e regjimit. “Skena që na kujtojnë për fat të keq protestat studentore të viteve ‘90. Madje dhe atëherë, kur u përmbys një regjim, dhuna e ushtruar ndaj studentëve nuk ka qenë kaq disproporcionale, kaq e egër, kaq gratis, kaq me qëllim t’i frikësojë”, tha deputeti i PD Ivi Kaso. “Të vijë ministri i Brendshëm dhe kushdo tjetër që ka lidhje me atë sjelljen e djeshme të policisë dhe të japë shpjegime se kush ka dhënë urdhër të dhunojnë studentët”. Përfaqësuesit e maxhorancës u distancuan nga sjellja e policisë jashtë kriterit të proporcionalitetit duke kërkuar që dhuna të dënohet në të...
Burimi:
javanews.al