Protesta një ditë më parë në Kukës, Kryebashkiaku apel të rinjve: Dëmtimi i pronës nuk është mënyra për të shprehur pakënaqësitë!
Kryetari i Bashkisë Kukës, Albert Halilaj ka reaguar pas protestës së të rinjve të zhvilluar një ditë më parë në qytet, gjatë së scilës janë dëmtuar semaforë, kosha mbeturinash dhe billborde, ndërsa janë vënë në zjarr dhe pemë dekorative në sheshin kryesor. Halilaj në një mesazh drejtuar qytetarëve bën thirrje për vetëpërmbajtje, përgjegjësi dhe respekt ndaj pronës publike, duke theksuar se ajo është pasuri e përbashkët e të gjithë komunitetit. Një apel i veçantë u drejtohet prindërve dhe mësuesve, të cilëve u kërkohet të bisedojnë me të rinjtë dhe t’i ndihmojnë ata të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre. Reagimi i kryebashkiakut: “TË NDERUAR PRINDËR, MËSUES, NXËNËS DHE QYTETARË TË KUKËSIT! Në lidhje me situatën e krijuar gjatë protestës së të rinjve në qytetin e...
Burimi:
javanews.al