Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

Protesta në Tiranë në ditën e 122-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime antiqeveritare

Protestuesit janë mbledhur sërish këtë të martë në Tiranë, duke shënuar ditën e 122-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kundërshtuar projektin turistik në zonën e Zvërnecit, politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. Ata marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve, me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë. “Revolucioni i Flamingove” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike.