Protesta në Tiranë, i moshuari humb ndjenjat në Rrugën e Barrikadave, qytetarët i vijnë në ndihmë
TIRANË- Një i moshuar ka humbur ndjenjat në Rrugën e Barrikadave në Tiranë në një moment kur protesta po shoqërohej me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Disa persona që ndodheshin pranë tij i kanë ardhur menjëherë në ndihmë. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e ndjenjave të të moshuarit, ndërsa momenti është regjistruar gjatë protestës së sotme në kryeqytet. Në minutat e fundit situata në rrugët e Tiranës është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Protestuesit kanë hedhur gurë fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me autobotë uji dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë në Rrugën e Barrikadave qytetarët janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit, në rrethana që ende...
Burimi:
zeri.ai