Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët
Gjashtë persona janë arrestuar, tre janë vënë nën hetim dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, të gjithë të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës gjatë protestës së djeshme. Sipas bluve të Tiranës, këta persona kundërshtuan forcat policore, si dhe hodhën në drejtim të tyre lëndë piroteknike e goditën me sende të forta, si sfera e vida metalike, bllokuan qarkullimin e automjeteve dhe i vunë flakën kazanëve të mbeturinave. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi...
Burimi:
javanews.al