Protesta në Tiranë/ 10 të arrestuar dhe 22 të proceduar penalisht
Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona dhe ka nisur procedimin penal për 22 të tjerë, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit, të moshave 18 deri në 37 vjeç, dyshohen se kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit. Si pasojë e incidenteve gjatë tubimit, mbetën të dëmtuar fizikisht 8 punonjës policie, ndërsa u shkaktuan dëme materiale në godinën e ministrisë dhe në sinjalistikën rrugore. Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi:
kohajone.com