Protesta në Korçë/ 2 të arrestuar dhe 23 nën hetim, mes tyre 15 të mitur
Dy persona janë arrestuar dhe 23 të tjerë janë vënë nën hetim, mes tyre 15 të mitur, pas akteve të dhunës gjatë protestës së djeshme (15 tetor) në Korçë. Sipas Policisë, dhjetëra protestues, disa prej tyre të maskuar, sulmuan me gurë, pllaka guri dhe sende metalike efektivët e rendit dhe institucionet shtetërore. Nga sulmet u dëmtuan godinat e Bashkisë së Korçës, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, si dhe një pjesë e infrastrukturës publike. Njoftimi i plotë Korçë/Kundërshtuan punonjësit e Policisë, shkatërruan me sende të forta dhe me zjarr, godinat e institucioneve shtetërore dhe prona publike, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë. Gjatë tubimit të zhvilluar dje, në qytetin e Korçës, dhjetëra pjesëmarrës,...
Burimi:
kohajone.com