No Image Available

Protesta në Itali/ Tubuesit vërshojnë në rrugë e sheshe, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar në Romë

Italia u përfshi këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe të thirrur nga sindikata USB. Sipas organizatorëve, mbi 1 milion persona dolën në rrugë kundër rritjes së kostos së jetesës, pagave të ulëta dhe shtimit të shpenzimeve ushtarake. Protestat u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë në Romë, Milano, Torino dhe qytete të tjera. Në kryeqytet, demonstruesit hodhën objekte drejt forcave të rendit, ngritën barrikada dhe tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u afruar pranë Parlamentit. Tetë persona u arrestuan gjatë protestave në Romë. Në Milano, protestuesit bllokuan për disa orë Tangjencialen Lindore, ndërsa në Bologna u ndërpre qarkullimi në tangjenciale dhe në një segment të autostradës A1 për rreth tre orë. Bllokime...