Protesta në Elbasan/ Të rinjtë zbresin në bulevard dhe thërrasin qytetarët t’u bashkohen
Të rinjtë në Elbasan kanë nisur ditën e tretë të protestës, duke marshuar nga sheshi kryesor përgjatë bulevardit të qytetit. Pavarësisht numrit të vogël të pjesëmarrësve, ata vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’u bashkohen. Protestuesit janë nisur nga sheshi kryesor i qytetit dhe kanë vijuar marshimin përgjatë bulevardit, duke brohoritur “Rama ik”. Gjatë marshimit, të rinjtë u janë drejtuar edhe qytetarëve që ndodheshin në kafenetë përgjatë bulevardit, duke i ftuar të ngrihen dhe t’i bashkohen protestës. “Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne”, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve drejtuar qytetarëve dhe kalimtarëve.
Burimi:
kohajone.com