Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!
Protesta e qytetarëve ka shënuar sot (7 shtator) 100 ditë rezistencë. Ashtu si çdo ditë tjetër, grumbullimi i qytetarëve ka nisur në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u stacionuar te Kryeministria, ku u vu re pjesëmarrja e ulët përsëri. Përveç fjalimeve, protestuesit kanë paralajmëruar se do të rrethojnë godinën e Kryeministrisë, ashtu siç ndodhi më 1 shtator. Nuk dihet ende nëse skenari i tubimit sot do të jetë siç është paralajmëruar, ndërsa protestuesit vazhdojnë me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike, apo aksionin do e shtyjnë për një tjetër ditë. Më 1 shtator ata sulmuan dhe u përplasën me Policinë, duke hedhur edhe gurë, kurse kjo e fundit u përgjigj me...
Burimi:
javanews.al