Protesta, flet piktori dhe pedagogu i njohur Haliti: Jam me studentët, jo me ata me maska që bëjnë dhunë! (VIDEO)
Piktori dhe pedagogu Helidon Haliti thotë se protestat janë “gjëja më e bukur që i ka ndodhur Shqipërisë”, por shprehet i shqetësuar për ata që, sipas tij, kanë dalë në rrugë me maska, ashtu si në vitin 1997. I ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në Dritare TV, Haliti tha se nuk e ka problem protestën, por “të njohurit e panjohur”. “Më shqetësojnë ata që në 97-ën i thoshin ‘ata me maska’. Maskat u kthyen prapë në rrugë, në një mënyrë ose në një tjetër. Në Europë nuk e lënë të trashet zullumi”, tha ai. Haliti e përshkroi situatën si një ndeshje ku nuk ka fitues. “Kur luan Shqipëria kundër Shqipërisë, je në dilemë, nuk di çfarë të bësh. Këtu nuk ka fitimtarë, ka vetëm...
Burimi:
javanews.al