Protesta e studentëve, ministria e Shëndetësisë bën bilancin e të plagosurve: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma

Protesta e studentëve, ministria e Shëndetësisë bën bilancin e të plagosurve: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma

Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së djeshme vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në Spitalin e Traumës. Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, mes tyre janë tre kalimtarë dhe tre protestues. Tre kalimtarët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, por vijojnë të qëndrojnë në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Edhe tre protestuesit e lënduar paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse ka nevojë për shtrim. Ndërkohë, gjatë natës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur edhe një protestues me shenja intoksikimi. Pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, ai është larguar nga spitali. Njoftimi: Në Spitalin...