No Image Available

Protesta e studentëve, Klosi sulmon opozitën për përplasjet në Tiranë

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka akuzuar deputetët e Partisë Demokratike se po nxisin dhunën gjatë protestës studentore që po zhvillohet prej dy ditësh në Tiranë, përpara Ministrisë së Arsimit. Përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, Klosi dënoi sulmet ndaj policisë dhe institucioneve, si dhe dëmtimin e pronës publike. Ai i cilësoi këto veprime si të rrezikshme për stabilitetin dhe akuzoi deputetët e opozitës se po i nxisin ato. “Dhuna nuk është zgjidhje! Sulmet me gurë e molotovë ndaj Policisë së Shtetit, institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës publike i shërbejnë atyre që kërkojnë destabilitet. Rreshtimi i deputetëve të Saliut si nxitës të shkatërrimit nuk mund të na kthejë më kurrë në të shkuarën e errët për hir të paaftësisë së tyre politike”,...