Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

Mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar në ditën e 19-të të protestës së sotme të studentëve në Tiranë, në mbështetje të të cilëve sot është edhe Partia Demokratike. A2CNN raporton se forcat e policisë janë dislokuar në pjesën e pasme të godinës, ndërsa në gatishmëri janë edhe autobotët me ujë me presion dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë me pajisje speciale. Sipas tij për masat e sigurisë janë angazhuar forcat Shqiponja, FNSH, efektivë të komisariateve të kryeqytetit, agjentë civilë dhe dronë për monitorimin e tubimit. Për monitorimin e protestuesve do të përdoren dronë dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e çdo shkeljeje ligjore. Protesta e sotme zhvillohet nën zbatimin e aktit të ri normativ për...