Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Policia ka arrestuar 56 persona dhe ka nisur procedimin penal për 97 të tjerë pas protestës së zhvilluar dje në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe 16 të mitur, të moshave 15 deri në 17 vjeç. Gjatë protestës, sipas policisë, protestuesit kanë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore. Gjithashtu, në njoftim thuhet se janë dëmtuar godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistikë rrugore dhe prona të tjera publike e private. Ndërkohë, gjatë tubimit janë raportuar edhe raste të dhunës së ushtruar nga efektivët ndaj të rinjve e studentëve, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si u menaxhua protesta.