Protesta e dhunshme, reagon përsëri Ambasada e SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni grumbullimet, situata mund të përshkallëzohet!

Protesta e dhunshme, reagon përsëri Ambasada e SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni grumbullimet, situata mund të përshkallëzohet!

Ambasada amerikane në Tiranë ka lëshuar një alarm sigurie për protestën e dhunshme në kryeqytet, duke paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet edhe pranë institucioneve qeveritare. Përfaqësia diplomatike u ka kërkuar punonjësve të saj të shmangin protestat, ndërsa ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezikun e përplasjeve dhe bllokimit të rrugëve. Reagimi i Ambasadës së SHBA: “Një protestë në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, është aktualisht në zhvillim dhe është kthyer në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të përhapet në blloqet përreth dhe pranë ndërtesave qeveritare, duke sjellë potencialisht shtim të pranisë policore, ndërprerje të trafikut, devijime dhe bllokime rrugësh. Personeli i Ambasadës Amerikane në Tiranë është këshilluar të shmangë demonstratat. Ju lutemi, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale...