Protesta e 31 tetorit, Franca nxjerr 70 mijë policë në terren! Paralajmërohen masa të rrepta ndaj dhunës
Rreth 70 mijë efektivë policie do të angazhohen në të gjithë Francën për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë demonstratave të së shtunës, më 31 tetor. Lajmi u bë i ditur të enjten nga ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, i cili paralajmëroi masa të rrepta ndaj çdo incidenti të dhunshëm, si gjatë protestave, ashtu edhe pas përfundimit të tyre. Sipas ministrit, grupet e ekstremit të majtë kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për tubime të dhunshme, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e situatës. Autoritetet franceze kanë vendosur të forcojnë masat e sigurisë në qytetet e vendit, me qëllim parandalimin e përplasjeve dhe garantimin e rendit publik.
Burimi:
javanews.al